Mbrëmë (31.07.2024) pas informacioneve paraprake se zyrtari policor i punësuar në Departamentin e Policisë Petrovec, pranë SPB-Shkup Shkup ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, paraparë dhe i dënueshëm nga neni 288 i Kodit Penal, duke shtënë me armë në një aheng familjar në oborrin e shtëpisë së tij.
“Zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim ilegale me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në koordinim me Departamentin për kontroll të brendshëm, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake kanë kryer bastisje në banesën e punonjësit V. I. në fshatin Singeliq të Shkupit. Gjatë kontrollit u gjet pushka “Huglu” model HR 7 (e përdorur gjatë veprës penale) dhe një pistoletë për sinjalizim “Ecol”, të cilën personi në fjalë e posedon me leje dhe certifikatë për posedim të llojit të këtillë të armës. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Shkup dhe personi V.I. është i privuar nga liria dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim për veprën penale të “shkaktimit të rrezikut publik” që është e dënueshme sipas nenit 288 i Kodit Penal.