Një nxënës i një shkollë në Francë ka vdekur pasi u rrah nga një grup të rinjsh pranë shkollës së tij.
15-vjeçari i quajtur Shamseddin vdiq në spital të premten.
Sipas dëshmitarëve, ai është goditur me grushte dhe shkelma nga sulmuesit, të cilët kanë qenë të maskuar, shkruan BBC.
Sipas informacioneve, deri tani është arrestuar një 17 vjeçar, derisa policia franceze është ende në kërkim të autorëve të tjerë.
Të martën, në një tjetër incident në qytetin jugor të Montpellier, një vajzë 14-vjeçare e quajtur Samara kaloi në gjendje kome pasi u rrah nga një grup pak pasi kishte lënë shkollën.