Dy fitore nga Distria Krasniqi

Xhudistja nga Kosova ka marrë dy fitore të jashtëzakonshme në dy meçet e para.

Fillimisht Krasniqi arriti të marr një fitore me ippon ndaj xhudistes nga Indonezia, Maryam March Maharani, kurse në çerekfinale Krasniqi fitoi sërish me ippon ndaj xhudistes nga Izraeli, Gefen Primo.

Në gjysmëfinale Distria do të përballet me xhudisten italiane Odette Giuffrida me fillim nga ora 16:00.

Në këtë kategori në repesazh janë Mascha Ballhaus e Larissa Pimenta si dhe dueli tjetër Gefen Primo dhe Reka Pupp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *