Dorëhiqet shefi i zbulimit ushtarak izraelit

Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen, ndërsa mori përgjegjësinë për dështimin e mbrojtjes së kufirit në sulmin e 7 tetorit.

Gjenerali Aharon Haliva, i cili ka shërbyer në ushtrinë izraelite që nga viti 1985, njoftoi në muajin prill se do të tërhiqet nga posti. Ai është mes disa komandantëve të lartë izraelitë që thanë se kishin dështuar të parashikonin dhe parandalonin sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit.

“Dështimi i organeve të zbulimit ishte faji im”, tha zoti Haliva gjatë ceremonisë së largimit nga posti të mërkurën ndërsa bëri thirrje për një hetim kombëtar “në mënyrë që të studiohen” dhe “të kuptohen tërësisht” arsyet që çuan në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Sulmi i 7 tetorit njollosi rëndë reputacionin e ushtrisë izraelite dhe shërbimeve të zbulimit, që më parë shiheshin si të pamposhtura nga grupet e armatosura palestineze si Hamasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *