Cramon kundër litiumit që do ta forconte pushtetin e Vuçiqit

Ish-raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Crammon, nuk po do që litiumi i Serbisë të shkojë në favor të pushtetit të presidentit serb, Alleksandar Vuçiq.

Në një reagim të saj në platformën X, duke komentuar vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd, tha se BE-ja vërtet ka nevojë për litium, por jo në këtë formë.

“Se BE-ja ka nevojë për litium dhe të kalojë në e-mobilitet, është e padiskutueshme. Unë do të kisha preferuar zgjidhje të tjera se sa këtë fitim në pushtet për Alleksandar Vuçiqin”.

“Sundimi i ligjit dhe demokracia janë fjalë të huaja për Vuçiqin. Media pothuajse tërësisht nën kontrollin e tij”, është shprehur ajo në këtë reagim.

Kancelari Scholz sot po qëndron në Beograd për të nënshkruar një marrëveshje për mbi lëndët e para kritike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *