Problemi global i sigurisë kibernetike ka prekur edhe KESCO-n.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media.
“Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së.
Sistemi i Sigurisë Kibernetike #Crowdstrike Global ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.
Më tej sqarohet se ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale.
“Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, si #Microsoft, #Crowdstrike Global etj. dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, dhe shpresojmë që së shpejti të gjitha kërkesat tuaja do të procesohen”, thuhet në njoftim.