Sekretari amerikan i shtetit ka dy synime kryesore në udhëtimin e tij të tetë në rajon – të rrisë presionin ndaj palëve ndërluftuese për të arritur një marrëveshje armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit dhe të sigurojë që lufta të mos përhapet më tej në rajon – veçanërisht në Liban.
Ai do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi në Kajro përpara se të shkojë në Izrael më vonë këtë pasdite – ku do të zhvillojë takime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Blinken do të udhëtojë gjithashtu në Jordani dhe Katar më vonë gjatë javës.