Biden i kërkon Netanyahut armëpushim në Gazë

Presidenti Joe Biden një bisede telefonike me Netanyahun ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë dhe lirimin e pengjeve, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biseda telefonike vjen pas vizitës në Lindjen e Mesme të shefit të diplomacisë amerikane, Antony Blinken, që përfundoi të martën pa një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. Mediat izraelite raportojnë se Blinken dështoi që në momentin kur u tregu i butë ndaj kërkesave shtesë të Netanjahut. Marrë parasyshë rrethanat e krijuara si dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Irani, ky dështim mund të shkakton zgjerimin e luftës së hapur në rajon. Sipas komenteve të një zyrtari amerikan përpara se të zhvillohej telefonata, pritej që Presidenti Biden të ushtronte trysni ndaj Kryeministrit Netanyahu për të zbutur një kërkesë të re izraelite për mbajtjen e trupave përgjatë një korridori tokësor mes Egjiptit dhe Gazës.

Në telefonatën e Presidentit Biden me Netanhahun mori pjesë edhe Nënpresidentja Kamala Harris, e cila do të pranojë zyrtarisht në kuvendin e demokratëve të enjten emërimin si kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *