Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Jellaske të Leposaviq, pasi është futur ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Tek i njëjti pas kontrollit, policia ka gjetur një radioliodhje e cila edhe është sekuestruar.
“Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa lokale me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.