Kurti: Masakra në tregun e Mitrovicës dëshmi e gjenocidit të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin kurti, ka përkujtuar përvjetorin e 26-të e Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë.

Kurti ka thënë se kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë dhe se masakrat si kjo nuk mund të harrohen dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara.

Ai ka ritheksuar që drejtësia është domosdoshmëri për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e të gjitha krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë.

“Më 13 mars 1999, sulmi me granata i forcave serbe përgjaku Tregun e gjelbër në Mitrovicë.

Një mëngjes i zakonshëm tregu, u shndërrua në tragjedi, me shtatë civilë të vrarë. Më i vjetri ndër ta ishte 65 vjeç, ndërsa më e reja vetëm 5 vjeçare.

Ky sulm ishte pjesë e strategjisë së terrorit dhe spastrimit etnik të Serbisë në Kosovë. Kjo masakër, sikurse ajo në tregun Markale në Sarajevë, e qindra masakra të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë.

Sot përkujtojmë viktimat e pafajshme që humbën jetën në këtë masakër. Ndajmë dhembjen me 128 të plagosurit, shumë prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme.

Në këtë ditë përkujtimore, përkulemi me nderim para jetëve të humbura dhe kujtojmë me krenari qëndresën e popullit tonë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *