Thaçi: Nuk jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik për askënd

Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar lidhur me aktakuzën e re ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka pasur mundësi të diskutojë me avokaten e tij dhe kjo siç ka thënë, për shkak të angazhimeve që ka pasur.

Thaçi ka shtuar se deklarimin do ta bëjë me kohë dhe në përputhje me afatin ligjor e kushtetues.

Ish-presidenti shtoi se e di që Kosova është në prag të zgjedhjeve, por siç tha ai, nuk është pjesë e garës elektorake dhe s’paraqet rrezik për askënd.

“E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e kosovës kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulër, në secilën anë apo në cfarëdo unifrome qe jemi në këtë sallë të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *