Izraeli liron një gazetar amerikan i cili u arrestua për zbulimin e vendshperthimit të raketave iraniane
Një gjykatë izraelite në Jerusalem urdhëroi lirimin e gazetarit amerikan Jeremy Loffredo, 4 ditë pasi ai u arrestua nga policia izraelite me akuzën se përmes një videoklipi në YouTube zbuloi vendet ku qëlluan raketat iraniane.
Sipas Haaretz, gazetari u mor në pyetje “me dyshimin se i dha informacione armikut dhe e ndihmoi atë në kohë lufte.”
Edhe pse gjykata izraelite në Jerusalem urdhëroi lirimin e gazetarit amerikan, e pengoi atë të largohej nga Izraeli për nëntë ditët e ardhshme.
Sipas burimeve izraelite, videoklipi jo vetëm që tregonte vendndodhjet ku ranë raketat iraniane, por, materiali përfshinte edhe afërsinë e tyre me objektet izraelite të lidhura me sigurinë, si baza në Nevatim dhe selia e Mossad në Tel Aviv.
Nga ana tjeter, avokatja e tij, Leah Tsemel, tha se imazhet që shfaqen në video bazohen në burime të disponueshme publikisht, duke përfshirë një raport në “PBS”, sistemin e transmetimit publik amerikan.
Megjithkëtë, policia izraelite e apeloi çështjen me pretekstin se gazetari amerikan refuzoi t’u jepte hetuesve akses në telefonin e tij.