Specialja rifillon punën – sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Dhomat e Specializuara sot do të rifillojnë punën pas disa javëve pushim.

Puna nis me vazhdimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Ish-krerët e UÇK-së, janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë për gati 4 vjet, nën akuzat për krime lufte.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur në prill të vitit 2023, derisa në paraburgim janë që nga viti 2020. Për më shumë se një vit janë dëgjuar mbi 100 dëshmitarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *