Presidenti amerikan, Joe Biden ka hequr pjesërisht ndalimin e përdorimit të armëve amerikane në Ukrainë në sulmet në territorin rus, sipas zyrtarëve amerikanë.
Ndryshimi në politikën amerikane kuptohet se zbatohet vetëm për të mbrojtur zonën e Kharkiv, sipas raporteve, raporton SkyNews.
Kjo vjen pasi zyrtarët ukrainas kanë shtuar thirrjet ndaj administratës amerikane që të lejojë forcat e saj të mbrohen kundër sulmeve ruse.
Por zyrtarët nënvizuan se politika e ShBA-së që i bën thirrje Ukrainës të mos përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi dhe municione të tjera për të goditur brenda Rusisë në mënyrë ofensive nuk ka ndryshuar.