1
1
FIFA ka zyrtarizuar emrin e arbitrit që do të ndajë drejtësinë në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila zhvillohet të dielën, më 19 korrik, nga ora 21:00.
Besimi i është dhënë arbitrit slloven Slavko Vinçiq, i cili do të drejtojë ndeshjen më të rëndësishme të turneut.
Në këtë sfidë, Vinçiq do të ndihmohet nga dy asistentët sllovenë, Tomaz Klançnik dhe Andraz Kovaçiq, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Ed-hem Makhadmeh nga Jordania.
Sistemi VAR do të drejtohet nga gjermani Bastian Dankert, i asistuar nga kolumbiani Nicolas Gallo dhe Khamis Al Marri nga Katari.
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të jetë kulmi i Botërorit 2026, ndërsa Vinçiq do të ketë përgjegjësinë të drejtojë një nga ndeshjet më prestigjioze në futbollin botëror.