Sorting by

×

Popular Posts

Sulm rus pranë kufirit me Poloninë, goditet një kamion

 Sulmi ndodhi rreth 800 metra larg territorit polak dhe përkohësisht shkaktoi ndërprerjen e funksionimit të pikëkalimit kufitar Dorohusk-Yahodyn.

Rojet kufitare polake konfirmuan se pika kufitare tashmë ka rifilluar punën, shkruan Reuters.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se objektivi i sulmit ishte infrastruktura që, sipas saj, përdoret për transportin e ngarkesave ushtarake nga Evropa drejt Ukrainës.

Ukraina mbështetet në rrugët tregtare dhe dërgesat e armëve përmes kufijve me Poloninë, Rumaninë dhe Moldavinë.

 Sulmi vjen në kuadër të intensifikimit të goditjeve ruse ndaj pikave kufitare të Ukrainës me aleatët e saj perëndimorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *