Sorting by

×

Popular Posts

Serbia arreston Osman Selmanin, e dërgojnë në Beograd

Osman Selmani, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë gjatë kthimit nga vendlindja e tij, dhe më pas është dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

Selmani aktualisht po mbahet nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte. Familjarët e tij i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara dhe të pavërteta.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës”, thuhet në reagimin e familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *