Sorting by

×

Popular Posts

Seanca gjyqësore për dosjen e SPAK, Erion Veliaj dhe mbrojtja e tij mungojnë në gjykatë

Po zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen e SPAK, ku mes të pandehurve është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa mungon edhe avokati i tij mbrojtës, Plarent Ndreca.

Avokati Ndreca ka dorëzuar kërkesë për shtyrjen e seancës, pasi sipas tij ndodhet në pamundësi objektive për të marrë pjesë, për shkak të një tjetër çështjeje që ka në Gjykatën Civile të Tiranës. Në sallën e gjyqit nuk ndodhet asnjë prej të pandehurve.

Në këtë proces po gjykohen 11 të pandehur, ndërsa për 19 të tjerë çështja është veçuar dhe po shqyrtohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Gurali Brahimllari, avokati i Ajola Xoxës: E mbrojtura prej meje nuk është e pranishme, për shkak se është me raport mjekësor. Në respektim të vendimit të gjykatës, klientja që mbroj, në cilësinë e pacientes, ka bërë konsultën tek mjeku që e ka ndjekur. Për respekt të të dhënave personale, nuk po i lexoj ato çfarë mjeku deklaron, por ajo vazhdon në të njëjtën situatë dhe e ka të pamundur që të jetë prezente në këtë proces, për të realizuar mbrojtjen efektive.

Prokurori Ols Dado: Konstatojmë që pengesë për zhvillimin e seancës po bëhet mbrojtja e të pandehurit Erion Veliaj. Po ashtu, duhet që gjykata të caktojë edhe mbrojtës kryesisht, të vendoset gjobë sipas vlerësimit të gjykatës dhe të pezullohen afatet e paraburgimit për të pandehurin. Për Ajola Xoxën, operacioni cezarian nuk e pengon që të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Gjykata tërhiqet për të marrë vendim të ndërmjetëm mbi kërkesat e palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *