Sorting by

×

Popular Posts

Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus në Kiev

Zyrtarët në Kiev kanë thënë se numri i viktimave të sulmit të mbrëmshëm rus ndaj kryeqytetit ukrainas ka arritur në 22, përderisa dhjetëra civil të tjerë janë lënduar.

Sipas zyrtarëve në Ukrainë, arsyeja pse sulmi i natës së kaluar ishte kaq vdekjeprurës është mungesa e raketave për mbrojtje kundër ajrore për shkak së cilës mbrojtësit nuk arritën të rrëzojnë asnjërin prej 23 raketave balistike Iskander.

Zyrtarët ukrainas i kanë bërë thirrje urgjente vendeve aleate që të sigurojnë raketat e domosdoshme për mbrojtjen e jetës së civilëve.

Ndërkohë, është bërë e ditur se Ukraina, në kuadër të fushatës së saj të goditjeve të infrastrukturës strategjike të Rusisë, me sukses sulmoi rafinerinë e naftës në Omsk të Siberisë, duke shkaktuar dëme të mëdha në të. Rafineria e Omskut është më shumë se 2 500 kilometra larg kufirit ukrainas dhe deri më sot besohej se ajo është tepër larg për t’u goditur.

Gjithashtu njoftohet se forcat ukrainase kanë goditur dy tankerë rus që transportonin naftë në Detin e Zi, si dhe rafineri tjera dhe caqe ushtarake brenda Rusisë si dhe në Krime, gadishullin i cili është tani gati tërësisht i izoluar dhe prej ku po largohet një numër i madh i civilëve rus dhe ku tanimë është shpallur gjendje emergjente.

Njëkohësisht nga Rusia vazhdon të raportohet për mungesa të naftës dhe derivateve si dhe kolona të gjata me dhjetëra kilometra në ato pak pika ku mund të gjendet naftë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *