Sorting by

×

Popular Posts

Peci e mbron Gërvallën pas kritikave dhe kërkesave për shkarkimin e saj

Peci e mbron Gërvallën pas kritikave dhe kërkesave për shkarkimin e saj
Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, i ka dalë në mbrojtje bashkëpartiakes, ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas kritikave dhe kërkesave për shkarkimin e saj, në protestën e sotme të OVL-UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se e respektojnë protestën, sepse UÇK mbetet simbol i popullit, por që përpjekjet, siç tha ai, për linçimin e Gërvallës, do t’i kundërshtojnë.

“Në emër të Partisë Guxo dhe si Kryetar i saj, më duhet të them dy fjalë pas protestës së sotme. UÇK ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet simbol e vlerë e këtij populli dhe kështu do të mbetet përjetësisht.

Protesta është shenjë civilizimi dhe e drejtë e garantuar në demokraci. Si të tillë, ne e respektojmë. Mirëpo, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të merr kundërshtimin tonë me të ashpër.” – shkroi ai.

Ai kërkoi të ndalen sulmet ndaj Gërvallës, duke shkruar se familja e saj paraqet një kapitull me rëndëve të vendit.

“Në historinë tonë të gjatë të sakrificës për liri, familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla paraqesin një kapitull të rëndësishëm dhe të ndritshëm (njëra nga Brigadat e UÇK-së është quajtur “Jusuf Gërvalla”) dhe është udhërrëfyes e manual se si jetohet e vdiset për atdhe.

Këtë nuk e harrojmë dhe këtë nuk GUXOjmë ta harrojmë! Prandaj, stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *