Sorting by

×

Popular Posts

PDK mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar pas aktgjykimit në Hagë

Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen sot nga ora 11:00 në selinë qendrore të partisë.

Mbledhja vjen pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se në këtë mbledhje do të diskutohet për situatën e krijuar pas aktgjykimit.

Hamza ka deklaruar se të gjitha format demokratike dhe ligjore do të jenë në dispozicion si opsione për reagim ndaj zhvillimeve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *