1
1
Organizata botërore e shëndetësisë ka thënë se numri i vdekjeve të shkaktuara nga vala ekstreme e motit të ngrohtë e cila ka kapluar Evropën ka tejkaluar 1 300 dhe kanë shtuar se këta numra do të rritën gjatë ditëve të ardhshme.
Më të goditurit janë personat e moshës mbi 65 vjet shëndeti i të cilëve nuk mund ta përballon motin ekstrem.
Sipas ekspertëve, pasi që vala e nxehtësisë mbi Francë filloi të zbehet, vendet si Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke raportuan për temperatura rekorde përderisa moti i ngrohtë po lëvizë drejtë vendeve të rajonit tonë.
Njëkohësisht njoftohet se shumë vende evropiane ende mbajnë në fuqi masat emergjente të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e popullatës nga i temperaturat ekstreme. Gjithashtu ka raporte se në disa pjesë të Evropës kanë filluar të shpërthejnë zjarre. Edhe pse momentalisht ende të lokalizuara, ato rrezikojnë të përhapen duke përfshirë pjesë të mëdha të terrenit.