Sorting by

×

Popular Posts

Kurti pret Hamzën në takim, diskutojnë për aktgjykimin e Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit në shkallën e parë në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti e ka vlerësuar aktgjykimin si të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, duke theksuar se ai duhet të ndryshohet pozitivisht në shkallën e apelit.

Kurti dhe Hamza kanë ndarë mendimet dhe përshtypjet e tyre, si dhe kanë diskutuar për rrugët dhe mënyrat që duhet të ndiqen përpara për të korrigjuar vendimin.

Kryeministri Kurti dhe kryetari i PDK-së janë zotuar për komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë për çështjet e interesit publik, shtetëror dhe kombëtar.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se rezistenca e popullit dhe lufta çlirimtare, përveçse të drejta, ishin të domosdoshme në rrugën për liri dhe pavarësi.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigje organizative e shqiptarëve ndaj një regjimi shtetëror shtypës sikurse ai i Jugosllavisë së Serbisë së Millosheviqit, që i ka të dokumentuara krimet: nga represioni sistematik deri te aparteidi, nga mohimi i të drejtave themelore njerëzore e qytetare deri te spastrimi etnik dhe gjenocidi”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *