Sorting by

×

Popular Posts

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr më 2022

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë të dorëhequr më 2022.

“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, më 27 gusht 2026, refuzoi kërkesën për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb, me nëntë vota për, një kundër dhe një abstenim.

BE-ja shprehu “keqardhje të thellë” për vendimin, ndërsa Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Drejtësisë, deklaroi se ligji në Kosovë nuk negociohet.

Gjyqtarët serbë kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, në kuadër të largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës.

Më 20 korrik 2026, KPK-ja kishte refuzuar edhe kërkesën e ish-prokurorëve serbë për rikthim në sistem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *