Sorting by

×

Popular Posts

Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se më 6 gusht do të mbahet seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu iu bëri thirrje partive politike që të intensifikojnë diskutimet për arritjen e një marrëveshje për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve.

“Për shkak të lidhjes kushtetuese ndërmjet konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së presidentit kam vlerësuar çdo hap që është ndërmarrë gjatë këtyre javëve. Kam ndjekur nga afër përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim politik për çështjen e presidentit kam vendosur që mos ta thërras me nguti seancën konstituive por të shfrytëzoj afatin për të ju krijuar partive politike hapësirën e nevojshme. Seanca konstituive do të mbahet më 6 gusht në orën 10:00. Deri atëherë mbetet detyrim i subjekteve politike që të vazhdojnë dialogun”, shtoi ajo.

Haxhiu theksoi se shkuarja në zgjedhje duhet të evitohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *