Sorting by

×

Popular Posts

Dy të vrarë e 4 të plagosur nga të shtënat në një festival në Toronto

Dy persona u vranë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur rëndë pas një shkëmbimi zjarri gjatë festivalit “Salsa on St. Clair”, festivali më i madh i kulturës latine në Kanada, i mbajtur të shtunën në Toronto.

Sipas policisë, të paktën dy persona të armatosur shkëmbyen zjarr mes një turme prej rreth 13 mijë pjesëmarrësish. Autoritetet besojnë se autorët kishin në shënjestër njëri-tjetrin, por të shtënat rrezikuan edhe qytetarët e pranishëm.

Dy viktimat ishin burra, ndërsa katër të plagosurit u dërguan në spital me lëndime serioze. Policia ka izoluar tre skena krimi dhe ka sekuestruar dy armë zjarri. Disa të dyshuar mbeten ende në arrati, por autoritetet thanë se nuk ka rrezik të vazhdueshëm për publikun.

Dëshmitarët përshkruan skena paniku, ndërsa njerëzit u larguan me vrap nga zona. Forca të shumta policie, ambulanca dhe ekipe të emergjencës mbërritën në vendngjarje.

Kryetarja e Bashkisë së Torontos, Olivia Chow, e dënoi ngjarjen, duke e cilësuar një akt të papërgjegjshëm dhune, ndërsa kryeministri kanadez, Mark Carney, tha se ishte i tronditur nga sulmi dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve që kanë foto, video ose informacione lidhur me ngjarjen t’i dorëzojnë ato për hetim. /Burimi: CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *