Skuadra e Lilles ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Slavia Pragën me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 3-2 në kuadër të Play-Offit.
Ndeshja e parë (21 gusht) përfundoi me rezultatin 2-0 për Lillen, me golin e dytë që u shënua nga Edon Zhegrova në minutën ’77.
Ndeshja e dytë ishte pak më e vështirë për ekipin francez pasi qysh në minutën e ‘5 të takimit, Slavia Praga kaloi në epërsi.
Rezultati nuk ndryshoi deri në minutën magjike – 77.
Sikurse javën e kaluar, edhe këtë javë Zhegrova realizoi një super-gol nga distanca, dhe pikërisht në minutën ’77, për të barazuar shifrat në 1-1.
Pak minuta më pas (’84), Slavia kaloi në epërsi, por që nuk arriti të bënte asgjë më shumë deri në fund të takimit, ndonëse rastet nuk i munguan.
Përkundër humbjes në këtë ndeshje, Lille u kualifikua për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.