Zelensky thotë se ka planin e fitores, por i duhet ndihma amerikane

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë që inkursioni i trupave të tij në rajonin rus, Kursk, është pjesë e një plani fitoreje të cilin ai do t’ia paraqesë homologut amerikan, Joe Biden, muajin e ardhshëm.

Zelensky foli në një forum të martën, ku tha që suksesi  i planit varet nga Bideni.

“Mund të tingëllojë ambicioz për disa, por është një plan i rëndësishëm për ne”, ka thënë Zelensky.

Ai po ashtu e ka përmendur që do t’ua tregojë planin edhe dy kandidatëve për president, Kamala Harris dhe Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *