Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan, ka folur në lidhje me 120 pengjet që kanë mbetur në Gaza, duke thënë se askush nuk e ka idenë se sa prej tyre janë gjallë.
Hamdan foli edhe për armëpushimin mes Hamasit dhe Izraelit, ku sipas tij, çdo marrëveshje për lirimin e pengjeve duhet të përfshijë garanci për armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza.
“Hamasit i duhet një pozicion i qartë nga Izraeli për ta pranuar armëpushimin, pra një tërheqje e plotë nga Gaza dhe për t’i lënë palestinezët të përcaktojnë vetë të ardhmen e tyre. Dhe ne jemi gati të flasim për një marrëveshje të drejtë për shkëmbimin e të burgosurve”, tha Hamdan për CNN.
Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Hamasi e mban çelësin e bisedimeve, ku Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha dje se “pazaret duhet të ndalen”.