Mesdita e së mërkurës në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë nuk ishte fare e qetë.
Dy familje dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje, gjuajtën njëra-tjetrën me armë zjarri.
Siç mësohet, arsye për këtë zënkë ishte një pronë.
Aty u përfshinë 7 persona, një është arratisur dhe një është ndaluar.
Nga ky rast, nuk u raportua për ndonjë të lënduar.