Vritet një ushtar profesionist në Maqedoni

Prokuroria Themelore Publike e Kërçovës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 21-vjeçari nga fshati Suvi Dol, Makedonski Brod, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje sipas nenit. 123 paragrafi 1 i Kodit Penal.

I dyshuari me qëllim i ka marrë jetën një personi në oborrin e një shtëpie në fshatin Kalugjerec, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri me një plumb të pushkës së gjahut.

Viktima është ushtar profesionist i ARM-së, 31-vjeçar, por shkak i vrasjes ka qenë një mosmarrëveshje verbale banale e karakterit privat.

Prokurori publik kompetent ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *