Anders Behring Breivik, vrasësi masiv norvegjez që qëndron pas mizorisë më të rëndë të këtij vendi në kohë paqeje, do të dalë në gjyq sot për të argumentuar se duhet të lirohet nga burgu, pasi i ka kaluar mbi 13 prapa grilave.
Neo-nazisti anti-mysliman vrau 77 persona në korrik të vitit 2011. Ai vrau tetë persona me një bombë që e kishte vendosur në Oslo dhe më pas kishte shtënë mbi 69 tjerë, kryesisht adoleshentë që ishin pjesë e kampit të rinjve në ishullin Utoyea..
Kjo do të jetë përpjekja e tij e dytë për lirim me kusht. Ai është duke vuajtur dënimin prej 21 vitesh, dënimi maksimale në kohën e krimeve të tij, që mund të zgjate për aq kohë sa konsiderohet si kërcënim për shoqërinë.
Breivik fitoi të drejtën për të kërkim lirim me kusht, pasi kreu dhjetë vitet e para të burgimit. Përpjekja e tij e parë për lirim ishte ajo e vitit 2022 që rezultoi e pasuksesshme.
Në atë seancë, Breivik argumentoi se kishte lënë pas dhunën, por nuk hoqi dorë nga simpatitë e tij neonaziste, duke thënë thjesht se do të vazhdonte luftën e tij për supremacinë e bardhë përmes mjeteve paqësore.