Është zbuluar plani i vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron më 29 dhe 30 gusht në Serbi.
Kreu i shtetit francez, më 29 gusht do të pritet nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq rreth orës 18:00 në aeroportin “Nikola Tesla”, pas së cilës do të drejtohet për në Pallatin e Serbisë, ku do të zhvillohet ceremonia edhe zyrtare e pritjes.
Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë do të ketë akim mes tyre dhe më pas nënshkrimi i dokumenteve dypalëshe.
Dita e parë e vizitës së kryetarit të Francës atje do të mbyllet me deklaratat për media nga Macron dhe Vuçiq.
Në ditën e dytë të vizitës, më 30 gusht, ata shkojnë në Novi Sad.
Sipas agjendës së publikuar nga zyra për media e Vuçiqit, menjëherë pas Novi Sadit, ata marrin pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës që shënon përfundimin e modernizimit të aeroportit në Beograd si dhe përfundimin e vizitës së Macronit në Serbi.
Vuçiq dhe Macron janë takuar së fundmi. Në fund të muajit korrik, Macron e pritit Vuçiqin në Paris, me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike.