Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale, sipas rezultateve të pjesshme që janë publikuar nga këshilli zgjedhor, shkruan BBC-ja.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Elvis Amoroso, i cili është aleat i ngushtë i Maduros, ka thënë që pas numërimit të 80 për qind të votave, Maduro ka grumbulluar 51.20 për qind të votave, krahas 44.02 për qind sa i ka marrë kundërkandidati i dytë, Edmundo Gonzalez.
Ndërkaq, opozita e këtij shteti ka hedhur akuza për vjedhje dhe mashtrime në procesin e numërimit të votive.
Opozitarët e kanë përkrahur Gonzalezin në mënyrë që ta hiqnin Maduron nga pushteti pas 11 vjetësh në krye të këtij vendi.