Njësia special SOF e ushtrisë ukrainase ka shkatërruar radarin mobil rus Kasta-2E2.
Operativët e SOF-it kanë zbuluar lokacionin e Kasta-2E2 ruse, gjatë një vëzhgimi në fushëbetejë nga ajri me dron.
SOF-i bëri të ditur se ky radar rus konsiderohet si “kryevepër” e Kremlinit, që ka për mision të përcaktoj koordinata, të identifikojë objektivat nga ajri – përfshirë edhe ato që fluturojnë ulët.
Radari Kasta për herët të parë ishte parë në territorin rus në vitin 2021 në rajonin e pushtuar Luhansk.
Asokohe, rusët kishin marrë pajisje për të kryer kundërsulme ndaj fluturakeve pa pilot. Megjithatë ky radar u bë cak o sulmit me dron nga ukrainasit.