Ukrainasit godasin me dronë depot e municionit rus si dhe urën e tyre mobile në Kharkiv

Ushtarët ukrainas nga Brigada e 92-të, kanë përdorur dronë kamikaz për të sulmuar depot e municionit dhe urën mobile të ushtrisë ruse në Kharkiv.

Ata shpërndanë edhe një video nga ky operacion që ata e kanë cilësuar si të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

“Bombardimet e mbrëmshme i shkaktuan dëme të mëdha forcave të armikut në rajonin e Kharkivit”, u tha nga kjo Brigadë.

Bëhet fjalë për shkatërrimin e depos të predhave të mortajave, dhe një urë mobile që u vendosë nga rusët.

Cak i sulmit ishin edhe strehimoret e ushtarëve të Putinit, si dhe istikamet nëpër të cilat ishin fshehur trupat ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *