Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka dorëzuar letrën e dorëheqjes. Kjo u raportua sot nga kryetari i parlamentit, Ruslan Stefanchuk, cituar nga Kiev Independent.
Siç ishte parashikuar dje nga David Arakhamia, një anëtar drejtues i partisë së Presidentit Volodymyr Zelensky, Kievi po përgatitet për një riorganizim të qeverisë që do të prekë më shumë se gjysmën e ministrave, teksa vendi përballet me luftën e nisur prej Rusisë, dy vjet më parë.
Dorëheqja e tij pason dorëheqjen e ministrave të Drejtësisë, të Mjedisit dhe të Industrive Strategjike një ditë më parë.