Donald Trump e krahasoi administratën e presidentit Joe Biden me forcën e policisë sekrete të Gjermanisë naziste, në një fjalim gjatë një eventi donatorësh me dyer të mbyllura të organizuar të shtunën pasdite, shkruan NBC News.
Komentet e ish-presidentit erdhën teksa ai po fliste për problemet e tij ligjore, duke sulmuar prokurorët në rastet dhe duke ankuar për paditë e fundit në Arizona për disa nga ish-ndihmësit e tij të lartë, së bashku me 11 të ashtuquajtur elektorë të rremë nga zgjedhjet e 2020.
“Këta njerëz drejtojnë një administratë Gestapo. Dhe është e vetmja gjë që ata kanë. Kjo është mënyra e vetme që ata do të fitojnë sipas mendimit të tyre”, tha Trump, sipas audios që e ka siguruar NBC News.
“Sapo u padita, thashë mirë, tani duhet të hiqen dorezat”, shtoi Trump, duke thënë se Biden është “presidenti më i keq në historinë e SHBA-së.
“Ai është jashtëzakonisht i paaftë. Është i shtrembër si ferri. Është kandidati Mançurian, pranon shuma masive parash nga Kina, nga Rusia, nga Ukraina dhe shumë vende të tjera. Ai është një mashtrues”, shtoi Trump me akuza.
Ish-presidenti shtoi se nuk lejon që problemet e tij ligjore ta shqetësojnë shumë.
“Nëse kujdesesh shumë, priresh të ngufatësh. Dhe në një farë mënyre, nuk më intereson. Vetëm ju e dini, jeta është jetë”, tha ai.