Tregjet e aksioneve bien në SHBA dhe Azi për shkak të tarifave të Trump-it

Tregjet e aksioneve ranë ndjeshëm në SHBA të hënën për shkak të shqetësimeve për ndikimin negativ ekonomik të tarifave të presidentit Donald Trump.

Kjo pasoi deklaratën e presidentit në një intervistë televizive, se ekonomia më e madhe në botë ishte në një “periudhë tranzicioni”, kur u pyet për sugjerimet e një recesioni të mundshëm.

E zyrtarët dhe këshilltarët e lartë të Trump-it janë përpjekur të qetësojnë frikën e investitorëve.

“Nocioni i mëparshëm i Trump-it, si president i bursës, po rivlerësohet”, tha Charu Chanana, një strateg investimi në bankën e investimeve Saxo, raporton BBC.

Në një intervistë për Fox News, të transmetuar në fundjavë, por të regjistruar të enjten, Trump dukej se pranonte shqetësimet për ekonominë.

“Unë e urrej të parashikoj gjëra të tilla,” tha ai. 

“Ka një periudhë tranzicioni, sepse ajo që ne po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë. Kjo është një gjë e madhe”, theksoi ai.

Të martën, stoqet aziatike ranë ndjeshëm në fillim përpara se të rikuperoheshin. Nikkei 225 i Japonisë u mbyll me 0.6% dhe Kospi i Koresë së Jugut përfundoi 1.3% më i ulët.

Të hënën në Nju Jork, S&P 500, i cili ndjek kompanitë më të mëdha amerikane, e mbylli ditën e tregtimit 2.7% më të ulët, ndërsa Dow Jones Industrial Average ra me 2%.

Nasdaq i rëndë teknologjik u godit veçanërisht rëndë, duke u fundosur me 4%.

Aksionet e Tesla ranë me 15.4%, ndërsa gjigandi i çipave të inteligjencës artificiale (AI) Nvidia, ra me më shumë se 5%. Aksionet e tjera kryesore të teknologjisë duke përfshirë Meta, Amazon dhe Alphabet, gjithashtu ranë ndjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *