Transportuesit privatë dhe Qyteti i Shkupit arrijnë marrëveshje për rritjen e çmimit për kilometër

Pas marrëveshjes së djeshme mes transportuesve privatë dhe grupit të këshilltarëve të Qytetit të Shkupit, Në seancën e jashtëzakonshme të këshillit, kryesuesi Trajko Sllaveski tha se kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, të dorëzoj në këshill vendimin me çmimin e ri për kilometër për transportuesit privat.

“Kryetarja e qytetit të Shkupit është e obliguar që t’i dorëzojë kryetarit të këshillit sa më shpejt që është e mundur ndryshimet dhe plotësimet në vendimin për miratimin e vlerës së kompensimit për shërbimet e kryera të transportit privat për udhëtarët, sipas kriteri të kompensimit për kilometër të kaluar. Me çka rritja e çmimit për kilometër të rritet për 30 denarë, përkatësisht në lidhje me çmimin e karburantit”, tha Trajko Sllaveski – Kryetar i këshillit të Shkupit.

Marrëveshja për rritjen e çmimit, nga 70 në 100 denarë për kilometër, për transportuesit privat të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, është çmim që sipas marrëveshjes së mbrëmshme do të zbatohet nga 1 dhjetori deri në muajin maj të vitit 2025 kur edhe u skadon kontrata transportuesve privat. Për transportuesit privat ky çmim është i pranueshëm.

“Pasi është bërë marrëveshja më nuk do të ketë bllokim të rrugëve të Shkupit dhe nuk do të ketë pengesë për qytetarët e Shkupit por nga dita e hënë do të fillojmë me punë të rregullt.” (2:27 – 2:37) ”Mund të them se është çmim i mirë dhe se mund të jetë edhe më mirë por në këto kushte për momentin mendoj se është mjaftueshëm dhe se do të mund të funksionojmë normal dhe t’i shërbejmë qytetarët e Qytetit të Shkupit”, u shpreh Hisen Halili, transportues privat.

Transportuesit privat rreth tre muaj qarkulluan vetëm pas orës 17:00 për shkak të çmimit të ulët për kilometër. Nga dita e hënë pritet që transportuesit privat të kthehen në qarkullim të rregullt pas arritjes së marrëveshjes për pagesën për kilometër. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *