Tramp pezullon nga puna stafin e USAID-it

Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, njoftoi se më datë 7 shkurt, do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësit me kontratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, në mbarë botën. Presidenti Tramp synon ta bashkojë USAID-in me Departamentin e Shtetit, si dhe ta shpërbëjë atë si ent të pavarur. Ai njoftoi gjithashtu se do t’i tërheqë mijëra pjesëtarë të stafit që punojnë jashtë vendit. Forca punëtore e USAID numëron më shumë se 10 mijë persona. Rreth dy e treta e stafit shërben jashtë vendit. Agjencia ka më shumë se 60 misione kombëtare dhe rajonale. Organizatat humanitare ndërkombëtare kanë paralajmëruar se një mbyllje eventuale e USAID-it, mund të ketë pasoja katastrofike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *