Të shtunën, Hezbollah qëlloi përmes një droni rezidencën private të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin bregdetar të Cezaresë, tha zyra e tij e shtypit.
Analistët izraelitë shprehen se bombardimi nga Hezbollahu i shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu me një dron shpërthyes është një pikë kthese në rrjedhën e luftës shumë-frontëshe të Izraelit dhe një mesazh simbolik nga Irani se Teherani mund të arrijë Netanyahun dhe çdo zyrtar politik dhe ushtarak në Izrael.
Shënjestra e shtëpisë së Netanyahut vjen rreth dy javë pas bombardimit të bazës së Brigadës Golani në jug të Haifas nga një dron i nisur nga Hezbollahu, i cili njoftoi se kishte hyrë në një fazë të re të përshkallëzimit të përballjes kundër Izraelit.
Izraelit i duhet shpejtë për të vendosur masa sigurie ndaj figurave të larta politike, ushtarake dhe të sigurisë dhe për t’i mbajtur ata të fshehtë rreth lëvizjes së tyre në vend.