Sulmi pati për shënjestër kompleksin e spitalit al-Aksa në Deir al-Balah, në qendër të Gazës, në orët e para të së hënës, duke ndezur një zjarr që dogji strehimoret e improvizuara për njerëzit e zhvendosur.
Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Sulmi izraelit në fjalë, nxiti reagime të ashpra nga shumë qeveri dhe protesta në vende të ndryshme të botës.
Gaza, me theks të veçant pjesa veriore e saj, po përballet edhe me krizën e ushqimit, qytetarët vazhdojnë të mbahen të bllokuar dhe gjithashtu nuk u është lejuar furnizimi me ushqime.