Ushtria izraelite ka njoftuar se ka sulmuar disa pika ushtarake në Tehran dhe Shiraz.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se sirenat janë aktivizuar në në periferi të Tehranit dhe se janë dëgjuar disa shpërthime.
Televizioni iranian raportoi se shpërthimet vinin nga aktivizimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Sipas Mbrojtjes Civile në Teheran, “asnjë incident nuk është njoftuar në kryeqytet dhe rrethinat e tij, deri në orën 03:22 të mëngjesit të sotëm, dhe se situata në aeroportet Mehrabad dhe Imam Khomeini janë normale”.