Sulejman Rexhepi: Vlerat marrin më shumë kuptim kur arrihen me miq e me shokë

Ish-Reisul Ulema i BFI në RMV, H.Sulejman ef. Rexhepi, uron djalin e tij, Zuhejrin, i emëruar drejtor në Drejtorinë e Inspektoratit të Ndërtimtarisë dhe Urbanizmit, duke shprehur bindjen se do t’ia dalë me sukses ta kryej këtë detyrë

Në urimin e tij, ef.Rexhepi thotë:

Vlerat marrin më shumë kuptim kur arrihen me miq e me shokë

Thonë, mundi shpaguhet! I rreshtuar në anën e duhur (VLEN-i) dhe në kohën e duhur, bashkëveprimi me njerëzit e sinqertë dhe me ata që dinjitetin njerëzor e kanë mbi çdo vlerë që njeriun e bëjnë të respektueshëm, im birë Zuhejr Rexhepi, u vlerësua duke u emëruar drejtor në Drejtorinë e Inspektoratit të Ndërtimtarisë dhe Urbanizmit! Mirënjohje të pakufishme për vlerësuesit e tim birë, Zuhejrit.
Pa dyshim, duke ia ditur ndjeshmërinë fetare e kombëtare, duke e pasur parasysh rritën dhe formimin e tij në frymën kombëtare dhe fetare, duke ia njohur kapacitetin menaxherial si dhe vlerat njerëzore, kam bindjen se im birë, Zuhejr Rexhepi, do t’ia dalë me sukses ta kryej këtë detyrë që e obligon, mbi të gjitha, të shpalosë vlerat morale dhe profesionale para çdo sfide. Im bir, Zuhejri, asnjëherë nuk është dorëzuar para sfidave, por, gjithnjë ka qenë i gatshëm t’i zgjidhë dhe t’i tejkalojë me sukses.
Tim bir, Zuhejr Rexhepit, i uroj suksese në detyrën e re, duke u lutur për shëndetin e tij si dhe për orientimin e tij drejt vlerave të cilat sikur marrin më shumë kuptim kur arrihen me miq e me shokë. Zoti e bekoftë dhe gjithnjë e orientoftë në rrugën që shton krenarinë e familjes, të fisit, të kombit, të mbarë shoqërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *