Studentët bllokuan hyrjet e RTS-së në Beograd

Studentët e iniciativës „Studentët në bllokadë“ bllokuan hyrjet e RTS-it në Beograd, duke paralajmëruar një bllokadë 22-orëshe. Gjatë bllokimit pati përplasje dhe ndërhyrje të policisë, pas së cilës studentët vendosën barriera metalike te hyrjet.

Aksione të ngjashme u zhvilluan edhe në Novi Sad, ku u bllokua ndërtesa e Radio televizionit te Vojvodinese në prani të forcave të shumta policore, ndërsa në Kragujevc studentët dhe qytetarët protestuan para televizionit publik lokal, duke përsëritur kërkesat kryesore.

Studentët deklaruan se „RTS i përket popullit“. Bllokada e RTS-it është pjesë e një proteste më të gjerë studentore që po vazhdon në të gjithë Serbinë, me kërkesa për raportim më objektiv dhe më shumë liri te mediave. Ky aksion vjen si përgjigje ndaj një interviste të transmetuar mbrëmë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili akuzoi studentët për dhunë dhe i cilësoi si të paguar nga shërbimet e huaja të inteligjencës për ta rrëzuar atë me forcë. Gjatë intervistës, moderatorja i fyeu studentët duke i quajtur „turmë“.

Studentët theksuan se të gjithë punonjësit do të mund të largohen nga ndërtesa, por askush nuk do të lejohet të hyjë derisa siq thane „RTS të çlirohet“.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, deklaroi se policia nuk kishte ndërhyrë, por pamjet tregojnë të kundërtën, forcat e MUP-it sulmuan demonstruesit me shkopinj gome. RTS-i akuzon studentët se po pengojnë punën e institucionit dhe njofton se programi do të transmetohet nga një studio tjetër, në një pjesë tjetër të qytetit.

Kjo nuk është hera e parë që studentët dhe qytetaret protestojnë para RTS-it, duke shprehur pakënaqësi me politikën redaktoriale dhe mbështetjen për partine e pushtetit te Aleksandar Vuçiqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *