Spanja arreston pesë persona, duke përfshirë dy rusë, me akuzat për komplotim të sulmeve terroriste

Policia e Barcelonës arrestoi dy rusë, një bjellorus, një kolumbian dhe një vendas me dyshimin se janë të lidhur me një organizatë terroriste

Policia spanjolle arrestoi katër të huaj, duke përfshirë dy rusë, si dhe një shtetas spanjoll, me akuzat për komplotimin e sulmeve terroriste ndaj instalimeve qeveritare në vend, si dhe institucioneve që mbështesin Ukrainën në disa vende evropiane.

Gjatë një operacioni, policia e Barcelonës arrestoi dy rusë, një bjellorus, një kolumbian dhe një vendas me dyshimin se janë të lidhur me një organizatë terroriste, njoftuan mediat lokale.

Pestë të dyshuarit janë përshkruar si “terroristë pro-rusë” dhe janë akuzuar për planifikim të sulmeve terroriste në disa vende evropiane, raporton media elPeriodico.

Të arrestuarit dyshohet se po vepronin me urdhër të një shtetasi rus, emri i të cilit nuk u dha as nga policia e Barcelonës, as nga mediat, dhe po planifikonin sulme terroriste kundër qeverive dhe institucioneve që mbështesin Ukrainën, veçanërisht në vendet anëtare të NATO-s.

Pesë të dyshuarit do të sillen para Gjykatës Kombëtare në Madrid për akuzat e terrorizmit dhe anëtarësimit në një organizatë terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *