Faza 1/8 e Euro 2024 hapet me sfidën Zvicër – Itali. Të dy ekipet janë përballur edhe në Europianin e kaluar, por në grup ku përfaqësuesja italiane fitoi 3 – 0. Edhe historiku tregon se Italia është në avantazh me 29 fitore, Zvicra me 8 dhe 24 janë mbyllur në barazim. Kjo e sotmja do të luhet prej orës 18:00 në Berlin.
Italia vjen me shumë fytyra të reja në krahasim me Euro 2020, por edhe te Zvicra nuk mungojnë të talentet e afruar së fundi pa harruar këtu futbollistë me përvojë si kapiteni Xhaka e Shaqiri. Gjermania, mikpritëse e turneut po tregon se është një nga pretendentet për trofeun dhe pengesa e radhës është Danimarka.
Pikërisht ky rival i mori titullin kampion 22 vite më parë në finalen e Europianit të luajtur në kampionatin e mbajtur në Suedi. Sa për historikun e takimeve, gjermanët numërojnë 15 fitore, 8 janë për danezët, ndërsa 5 sfida janë mbyllur në barazim. Gjermania bindi në fazën e grupeve ku arriti 2 fitore dhe 1 barazim. Për danezët, kalimi i turit erdhi pas 3 barazimeve. Takimi do të zhvillohet prej orës 21:00 në Dortmund.