Shpërthen vullkani në Indonezi, 10 të vdekur

Të paktën 10 njerëz vdiqën pasi mali Leëotobi Laki-laki në Indonezinë lindore shpërtheu mesnatën e së dielës.

Mali Lewotobi Laki-laki, i vendosur në ishullin Flores, shpërtheu të dielën në orën 23:57, tha të hënën Hadi Wijaya, një zëdhënës i Qendrës së Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rrezikut Gjeologjik (PVMBG).

“Pas shpërthimit, pati ndërprerje të energjisë dhe më pas ra shi dhe pati rrufe të mëdha që shkaktuan panik tek banorët”, tha ai për Reuters, duke shtuar se autoriteti e kishte ngritur statusin e vullkanit në nivelin më të lartë të alarmit.

Agjencia tha se një rreze prej shtatë kilometrash nga krateri duhet të pastrohet.

Lava e zjarrtë dhe shkëmbinjtë goditën vendbanimet më të afërta rreth katër kilometra nga krateri, duke djegur dhe dëmtuar shtëpitë e banorëve, tha Hadi.

Që nga e hëna pasdite të paktën 10 njerëz kishin vdekur, tha zyrtari lokal Heronimus Lamaëuran, duke shtuar se shpërthimi kishte prekur shtatë fshatra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *