“Përgjigja e Hezbollahut ndaj sulmeve izraelite do të jetë e fortë dhe efektive”, tha të martën Sayyed Hassan Nasrallah, udhëheqësi i grupit të fuqishëm të armatosur libanez.
Ai foli në një fjalim që shënonte memorialin një javor të komandantit të lartë ushtarak të grupit Fuad Shukr , i cili u vra në një sulm izraelit javën e kaluar në periferitë jugore të Bejrutit . Shefi i Hezbollahut tha se grupi i tij dhe Irani ishin të detyruar t’i përgjigjen Izraelit të cilat do qofshin pasojat pas vrasjeve javën e kaluar të komandantit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.
“Irani e gjen veten të detyruar të përgjigjet dhe armiku po pret në një gjendje të madhe frike”, tha Hassan Nasrallah në një fjalim televiziv, duke shtuar se grupi i tij ishte gjithashtu “i detyruar të përgjigjet”.
“Hezbollahu do të hakmerret i vetëm ose në kontekstin e një përgjigjeje të unifikuar nga të gjithë boshtet e grupeve në rajon, cilat do qofshin pasojat”, shtoi ai.